Ermonela Jaho është një nga shqiptaret më të njohura në botë, pasi interpreton në skenat më të mëdha botërore dhe tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Por jeta e sopranos nuk ka qenë dhe kaq e thjeshtë.

Ajo u largua nga Shqipëria 19 vjet më parë me një valixhe plot ëndrra drejt një bote tunduese e plot vështirësi e të panjohura për t’u shndërruar në një nga zërat më të famshëm të muzikës klasike botërore.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” Ermonela Jaho rrëfeu rrugëtimin e saj artistik për t’u ngjitur në skenat e famshme ndërkombëtare./tvklan.al