Të ftuar:

Kiara Tito – Moderatore

Ajo është një moderatore e re, shumë simpatike, që me stilin dhe mënyrën e saj të të prezantuarit ka bërë për vete publikun që në fillimet e saj. Sapo ka nisur sezonin e dytë si moderatore në Televizionin Klan, në një program shumë interesant që ka në fokus ndërhyrjet plastike. Bëhet fjalë pikërisht për Kiara Titon, moderatoren e programit “Doktor Plastik”. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku ndau me të gjithë surprizat dhe të rejat në lidhje me “Doktor Plastik”.

“Formati i “Doktor Plastik” mbetet i njëjtë, por ka ndryshim orari. Tashmë transmetohet çdo të Hënë në orën 21:00. Në ndryshim nga viti i kaluar këtë herë kemi vendosur të vijmë me më shumë prapaskena, tamam si një reality show në mënyrë që të shohim dhe të marrim emocionet e vërteta të personazhit me konsensusin e tyre. Këtë vit do të jetë edhe më emocionues se sezoni i parë. Personazhi i parë i këtij sezoni ishte një vajzë 25-vjeçare që bëri zvogëlimin e gjoksit. Personazhet e këtij viti janë nga ata që kanë pasur vërtetë nevojë të bëjnë një ndërhyrje, të cilat rekomandohen edhe nga mjekët dhe nuk janë thjeshtë estetike. Ende nuk kemi vendosur se sa personazhe do të kemi këtë sezon, por do të jenë më shumë se vitin e kaluar. Personazhet i kemi zgjedhur me shumë kujdes sëbashku me autoren e programit Elda Laze, e cila ka mbajtur të gjithë peshën e programit. Ndërhyrja që preferohet më shumë është ajo në hundë që ka jo vetëm ndryshim estetik, por edhe funksional. Regjistrimet për këtë edicion kanë nisur që në momentin që mbaroi sezoni i parë. Nisi me përzgjedhjen e personazheve dhe më pas vijoi”, tha moderatorja Tito.

Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dy nga personazhet më të komentuar në mediat rozë edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë një enigmë.

Një herë thuhet që janë bashkë, më pas që janë ndarë, më pas që s’kanë qenë kurrë bashkë, si dhe që janë thjesht miq të mirë. Ata se kanë pranuar asnjëherë lidhjen, por sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja Kiara Tito sqaroi se fotot e fundit publikuar prej tyre ndërkohë që luajnë golf janë pjesë e xhirimeve të klipit të fundit të këngëtarit.

“Fotot janë bërë gjatë xhirimeve të klipit të Butrintit që do të dalë së shpejti dhe mbetet një surprizë dhe nuk mund të zbuloj më shumë. Vetëm kaq mund të them për momentin, është një surprizë e bukur që mbetet ta shihni sepse do të dalë së shpejti. Unë jam modele në atë videoklip”, tha moderatorja.

E pyetur nëse mes tyre ka një raport më shumë se miq, moderatorja u përgjigj duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi.

“Fakti që unë kam marrë pjesë tek klipi i tij nuk do të thotë që mund të kemi një raport më shumë se sa miqësor me njëri-tjetrin. Ne menduam të sjellim diçka të bukur për fansat, por mes nesh nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi”, tha Tito.

Monika Lubonja – Producente/ Aktore

Efi Gjika – Këngëtare

Ajo është vetëm 10 vjeç, por është një vajzë shumë e talentuar dhe me shumë ëndrra. Rrugëtimi i saj në muzikë ka nisur suksesshëm që me përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision Junior 2018”, me këngën “Barbie”. Edhe pse titulli i këngës mban emrin e kukullës më të famshme, mesazhi që përcillte ishte krejt ndryshe.

Efi Gjika përmes këngës, kërkoi që fëmijët të mos trajtohen si kukulla, por të shihen si çdo person tjetër që ka dëshira dhe kërkon të arrijë diçka në jetë. Së fundmi ajo ka lançuar këngën e saj më të re “Happy Birthday”, një këngë me një videoklip mjaft origjinal.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan këngëtarja Efi Gjika tha se videoklipi është bazuar në realitet sepse ajo ka xhiruar në ditëlindjen e një prej fanseve të saj në Pragë.

“Ky videoklip është i bazuar në realitet. Unë bëra një “konkurs” në Instagram që të zgjidhja një nga fansat e mi dhe t’i shkoja për ditëlindje dhe t’i këndoja. Ajo që u përzgjodh ishte një vajzë nga Praga. Shkova atje dhe qëndruam për 4 net dhe xhiruam edhe në ditëlindjen e saj, gjatë festës. U kënaqëm shumë”, tha Efi.