#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

”Ka momente”/ Devis Xherahu prezanton videoklipin e tij më të fundit

Do ta nisim me muzikë sot, pasi do të mikpresim një këngëtar, mik të programit tonë, ai njihet edhe për këngët e bukura korçare…Vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e tij me videoklip tashmë “Ka momente”. Me këtë këngë konkurroi gjithashtu në Festivalin e Këngës 63…Çfarë momentesh ka për të ndarë sot me në Devis Xherahun?

Rrëfehet Eriselda Shllaku: Aktorja që theu tabutë me rolet e saj në vitet 2000

Jemi rikthyer ne studio ne kete pjese te dyte, ku do te jemi me nje te ftuar shume speciale. Behet fjale per Eriselda Shllaku, një emër i njohur në shumë skecce e telekomedi të fillim viteve 2000. Aktore, moderatore dhe modele, ajo u bë e njohur jo vetëm për talentin e saj, por edhe për guximin për të thyer tabutë në skenën shqiptare, në skenat pikante me rolet provokuese…Do ta kemi sot në studio në një rrëfim për jetën e saj, por edhe per të rejat e fundit.

”Vilet e zemërimit”- Rivjen në gjuhën shqipe një nga kryeveprat e letërsisë botërore

Do të flasim për një nga kryeveprat më të mëdha të letërsisë botërore – “Vilet e Zemërimit” të John Steinbeck. Një roman që nuk është thjesht një histori, por një himn për njeriun dhe luftën e tij për dinjitet. Në sfondin e Depresionit të Madh, ky rrëfim tronditës na flet për një familje të dëbuar nga toka e saj, që nis një udhëtim të mundimshëm drejt një të ardhmeje më të mirë. A është shpresa e mjaftueshme për të mbijetuar? A mundet drejtësia të triumfojë mbi padrejtësinë? Ky roman rivjen në gjuhën shqipe me një përkthim të ri, nga Astrit Hyka, nga botimet LIVING.

/tvklan.al