#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Çifti i mjekëve Marsida Duli dhe Qamil Dika: Historia jonë e dashurisë

Ne sot kemi menduar të sjellim në program 3 histori të bukura dashurie, që përfaqësojnë 3 breza të ndryshëm. Do të kemi rrëfime shumë të bukura, por sigurisht nuk do të mungojnë as surprizat dhe momentet romantike.

Marsida Duli dhe Qamil Dika, janë dy profesionistë të njohur në fushën e mjekësisë, të cilët janë njëkohësisht edhe partnerë në jetë dhe profesion. Ata janë bashkë prej 13 vitesh dhe nga dashuria e tyre kanë krijuar një familje të bukur. Tani dotë flasim për historinë e tyre të veçantë, për sfidat dhe momentet e bukura të jetës së përbashkët…

Dashuria që lindi gjatë pandemisë, Betina dhe Armando: Historia jonë

Ai është trajner personal, ajo estetiste, dhe bashkë krijojnë një harmoni perfekte mes trupit dhe shpirtit. Historia e tyre nisi në një periudhë të pazakontë, kur bota ndaloi, por DASHURIA e tyre mori hov dhe lulëzoi, pikërisht gjatë PANDEMISË. Ata kanë ndërtuar familjen e tyre të vogël dhe të re, pasi janë bërë edhe prindër, të vogëlushes Aya (11 muajshe).

4 dekada bashkë, në të mirë e në të keq/ bukëpjekësit Majlinda & Arben

Dashuria është ajo që na bën të ndihemi të plotësuar dhe të fortë për të përballuar çdo sfidë ndaj sot, programi do t’i dedikohet SHËN VALENTINIT dhe jemi pikërisht në PJESËN E 3, me një çift që ka pothuajse 4 dekada bashkë. Ata kanë kaluar shumë sfida e momente të bukura së bashku duke ndërtuar edhe sot familjen e tyre. Ata janë bukpjekës dhe janë bashkë jo vetëm në biznes, por edhe në jetë. Arben dhe Majlinda Spaho, 37 vite bashkë, I presim në studio për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë…