#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Ndërron jetë Papa Françesku/Në lidhje me ambasadoren e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj
Programi i sotëm nis me një lajm shumë të trishtë për mbarë botën e Krishterë. Mëngjesin e sotëm, menjëherë pas Pashkëve ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare, Papa Francesku. Ai ndodhej ne Romë ne Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pas shtrimit në spitalin Gemelli. Dje, të dielën e Pashkëve, ai kishte shprehur dëshirën për të marrë pjesë në kremtimet e meshës dhe ishte shfaqur në lozhën e Shën Pjetrit për bekimin “Urbi et Orbi”, duke uruar “Gëzuar Pashkët” për mijëra besimtarë.
Në 2027 superinteligjenca artificale do të tejkalojë kapacitetin e mendjes njerëzore
Njerëzimi ndodhet në një moment kritik që dikur dukej i largët, madje i rezervuar vetëm për romanet distopike të fantashkencës. Por tani, dilema është reale: a duhet të ngadalësojmë zhvillimin e inteligjencës artificiale për të shmangur rreziqe potencialisht katastrofike, apo të ecim përpara pa frena në një garë teknologjike globale që po udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga fuqitë si Kina? Një studim i publikuar së fundmi ndez alarmin për një të ardhme jo shumë të largët
“Javë sherrxhie”, Meri Shehu ‘masakron’ shenjat me vlerësimin në yje
Yjet për javën 21-27 Prill, për secilën shenjë
Dashi 3
Demi 2
Binjakët 1
Gaforrja 2
Luani 1
Virgjëresha 1
Peshorja 2
Akrepi 2
Shigjetari 3
Bricjapi 1
Ujori 3
Peshqit 2
/tvklan.al