#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Andriola Kambo, Meri Kumbe, Arjola Sako

Koncerti madhështor i Dua Lipës në Tiranë !

Java e Kulturës Kombëtare/ Koncerti i Tedi Papavramit, filma e takime letrare

“Të kenë kurajo se bota po shkon keq!”,  Tedi Papavrami i drejtohet shqiptarëve: Ndërtojeni të ardhmen me durim!

Tedi Papavrami, vilonisti i njohur ndërkombtarisht mbajti një koncert në Shqipëri me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai  ka folur pak për emisionin “Rudina” në  Tv Klan rreth emocioneve që  ka kur performon në  Shqipëri, e po ashtu ka treguar se sa e rëndësishme ka qenë për të mbante një koncert  pikërisht për këtë ditë feste të gjithë shqiptarëve. 

Tedi Papavrami: Është shumë e rëndësishme, më kujtohet kur isha  fëmijë, ishin dekadat e majit, që në atë kohë në atë regjim ishte  diçka zyrtare, nacionale  një lloj feste dhe ka kaluar kaq shumë kohë, kanë  ndryshuar gjërat kaq shumë në mënyrë të favorshme për Shqipërinë gjë që më bëhet qejfi. Sigurisht që mund të ketë të krahasuar për mua se lidhet me gjëra intime që nuk do të përsëriten më në jetën time, kështu që ka gjithmonë një sens të veçantë që ndiej edhe në raport me publikun.

I pyetur nga gazetarja se çfarë i uron shqiptarëve për festën e pavarësisë, Tedi Papavrami është shprehur:

Të kenë kurajo se bota po shkon keq! Të jenë punëtorë e të duruar,  ta ndërtojnë të ardhmen e tyre me durim! Nuk shikoj gjë tjetër, këto kualitete duhen në kohën e sotme dhe në jetë zakonisht. Gëzuar festën e flamurit! Dhe më vjen shumë mirë që kësaj radhe isha pak prezent dhe do të  jem prezent edhe në Paris me ambasadën shqiptare që organizon atje diçka pikërisht në mbrëmjen e 28 Nëntorit.  

“Të bindësh Tedi Papavramin të vijë në Shqipëri është e vështirë”, Meri Kumbe tregon si u realizua koncerti

Prej muajit prill, Shqipëria ka mirëpritur botën, me Javët Kulturore Ndërkombëtare, dhe sigurisht gjatë festave të nëntorit nuk mund të mungonte edhe Java e Kulturës Kombëtare! Në kuadër të 110-vjetorin të pavarësisë, Ministria e Kulturës së bashku me Bashkinë e Tiranës, kanë organizuar një javë të mbushur plot me aktivitete e quajtur “Java e Kulturës Kombëtare” Shqipëri-Kosovë.

Aktivitet për këtë javë kanë nisur që nga data 21 nëntor dhe do të vijojnë deri në datën 30 Nëntor. Për të na folur më tepër rreth këtyre aktiviteteve në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte zëvendës ministrja e Kulturës, Meri Kumbe si dhe Arjola Sako, specialiste e politikave në Ministrinë e Kulturës.

Një nga eventet më me rëndësishme në kuadër të “Javës së Kulturës Kombëtare” ishte koncerti i Tedi Papavramit  i cili është shoqëruar në piano nga artisti Philippe Bianconi. Për të organizuar diçka me Tedi Papavramin, zëvendës ministrja e kulturës ka zbuluar se nuk ka qenë e lehtë.

“Të bindësh Tedin të vijë, është sa  e lehtë, kur bëhet fjalë për Shqipërinë, sepse ka gjithmonë një vëmendje të shtuar për vendin e tij, për të luajtur në skenat shqiptare, për publikun shqiptar, po aq edhe e vështirë ta gjesh veten në agjendën e tij artistike, ku duhet të gjejmë datën dhe të koordinojmë të gjitha aspektet logjistike që kanë nevojë për mbarëvajtjen e  aktivitetit. Kemi kohë që e kemi kontaktuar në fillim të këtij viti. Kështu e bëmë të mundur ardhjen e tij. Ishte një ftesë që e mirëpriti. U përgjigj me dashamirësi, pati mirësinë që në programin e tij të vendoste dhe Pjetër Gacin kështu që zgjodhi atë baladë që lidhet me fëmijërinë e tij, me vitet që ka kaluar në Shqipëri. Të flasësh me Tedin nuk është e lehtë, është një artist jo vetëm me një potencial muzikor të jashtëzakonshëm, por edhe tejet i rafinuar me një inteligjencë muzikore shumë të lartë”, u shpreh Meri Kumbe.

Më tej zëvendës ministrja e Kulturës foli për filmat e rinj që u dhanë në kuadër të javëve  të kulturës,  por edhe për librat të botuar së fundmi si “Retë prej drite” i shkrimtarit Ndue Ukaj, “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur” i shkrimtarit Ag Apolloni dhe për romanin e pare të poetes Rita Petro, “Lindur së prapthi”.  E gjithashtu për një botim që na risjellë në vëmendje një nga autorët që të gjithë e njohim, por edhe se njohim si duhet pasi Migjeni konsiderohet si shkrimtari më i keqinterpretuar i letërsisë shqipe. “Kangë në vete – Migjeni: poetika e prozës së shkurtër”, është një monografi e shkruar nga studiuesi i letërsisë Eljon Doçe, vepër për të cilën siç thotë Meri Kumbe ka pasur shumë interes./tvklan.al

Shqiptarët e rajonit bëhen bashkë në Javën e Komunave Shqipfolëse