“TIRANA KRYEQYTETI I MODËS”/ Joni Peçi mahnit me koleksionin Haute Couture `25

Pak ditë më parë Tirana u shndërrua në një kryeqytet mode falë Joni Peçit. Stilisti i talentuar që ka veshur me dhjetëra emra personazhesh të famshëm, ka bërë të tjerë të shkëlqejnë në një ditë të veçantë përmes talentit të tij, solli “Joni Peçi Store Fashion Show 2025”.

Jo vetëm një koleksion, por një ‘armatë’ veshjesh “haute couture” ku mbizotëronte e zeza që u prezantuan në një sfilatë mode të jashtëzakonshme. Në të ishin të pranishëm shumë bashkëpunëtorë e miq, por edhe familjarë.

Shumë i veçantë ishte përqafimi i Joni Peçit me nënën e tij në përfundim të sfilatës. Të dy reaguan të emocionuar dhe në bisedën me “Rudina” në Tv Klan, stilisti zbulon një detaj të pathënë nga momenti special.

Joni Peçi: Mamaja ime nuk jeton në Shqipëri,  jeton në Milano midis Shqipërisë dhe Italisë.

Rudina  Magjistari: Ka ardhur enkas për atë sfilatë dhe momenti i takimit tuaj aty ka qenë shumë emocionues për ty vetë sepse ti je dukur në portret, për atë pa diskutim një moment krenarie.

Joni Peçi: Dua të them që ime ëmë është hera e parë pas 27 vitesh të karrierës time që ajo ishte prezente për herë të parë në një sfilatë timen, që e ndamë.

Rudina  Magjistari: Prekëse sepse unë besoj që ajo ka pasur arsye. Pse? Pse ka zgjedhur ajo të mos jetë apo kështu kanë ardhur mundësitë, si ka qenë?

Joni Peçi: Jo, është një person vetë, është shumë diskret. Ime ëmë nuk ka as Facebook, as Instagram, as WhatsApp, bën një jetë krejtësisht ndryshe nga ne sot që kemi një rrjet social dhe çdo gjë. Ime më është një person shumë diskret dhe shumë e tërhequr në këtë rast. Kisha përgatitur që ishin shumë pjesëtarë nga familja ime, ishte dhe im vëlla prezent aty. Prisja që të vinte edhe tezja ime, Ariana që unë e falenderoj dhe e përshëndes sepse erdhi enkas nga Italia për të qenë prezent në këtë sfilatë. Kisha dashuri boll dhe kisha njerëz pafund, miq, familjarë, të dashur që ishin aty.

“Ndër të paktët personazhe realë brenda dhe jashtë studios”, vlerësimi special i Joni Peçit për Magjistarin

Përqafimi emocionues me nënën në sfilatë, Joni Peçi: Erdhi për herë të parë pas 27 vitesh!

Vetëm para pak ditësh, “Joni Peçi Store Fashion Show 2025” solli modën e lartë në kryeqytet në një event madhështor të kuruar deri në detaje. Përtej shkëlqimit, veshjeve të bukura, dritave, pasarelës, kamerës qëndrojnë një mori njerëzish që punojnë dhe mbështesin artin.

Për të gjithë ata, stilisti Joni Peçi pati një falenderim të veçantë në “Rudina” në Tv Klan duke filluar nga familja Gjebrea, ekipet e punës dhe duke përfunduar te vetë moderatorja e programit të pasdites. Me fjalë të ndjera, ai i shprehu Rudina Magjistarit vlerësimin e jashtëzakonshëm që ka për të.

Joni Peçi: Do doja t’ju falenderoj edhe juve realisht sepse gjithmonë jeni e gatshme jo vetëm tek unë, por e kam parë këtë gjë gjithmonë dhe do të doja të të falenderoja unë dhe përfitoj nga rasti që jam live që ju nuk mund ta prisni këtë gjë sepse jeni me të vërtetë një ikonë e të gjithë personave që janë persona me një këndvështrim ndryshe, personave artistë dhe personave që shpeshherë sjellin të bukurën por që nuk kuptohen, por që ju jeni  një mbështetje e jashtëzakonshme, ndër vite kjo gjë dhe kjo vlen për t’u përmendur sepse jo më kot unë ju them juve që jeni artiste.

Rudina  Magjistari: Të falenderoj shumë i dashur Joni, këto fjalë janë të çmuara për mua, por pa diskutim e bëj sepse  e dua të bukurën, e dua të mirën dhe më pëlqen ta evidentoj dhe ta theksoj. Janë vlera tek të cilat unë besoj dhe dua t’i theksoj dhe t’i ndajmë së bashku çdo ditë në këtë program.

Joni Peçi: Ne jetojmë në botën e artit  dhe njohim të gjithë personat dhe njerëzit. Ka nga ata që janë të vërtetë, ka nga ata që janë më pak të vërtetë, ne i dimë dhe njohim këtë gjë. Ua më doli vërtet nga shpirti kjo gjë që jua thashë juve sepse besoj, sepse ju jeni ndër të paktët persona, futeni tek ato persona që numërohen me gishtat e dorës që janë me të vërtetë realë si në studio, si jashtë studios.

/tvklan.al

Ritualet e Mirëqënies dhe Bukurisë: Terapia me akull për fytyrën

“X Factor Albania”/ Frank risjell në studio “I put a spell on you”