Rusët po forcojnë pozicionin e tyre në Siri, me dërgimin e shtatë tankeve T90 dhe artilerisë në Latakia, në perendim të vendit, ku Uashingtoni beson se Moska do të ngrejë një bazë ushtarake operative. Rusia ka qindra ushtarë të vendosur atje, por javën e kaluar dy avionë në ditë furnizonin me ndihma dhe personel ushtarak. Megjithatë Moska ka mohuar se po zhvendos trupa në Siri.
Të martën, Presidenti rus, Vladimir Putin mbrojti ndihmën ushtarake që i jep Sirisë, duke thënë se Shteti Islamik nuk mund të mposhtet pa bashkëpunimin e Damaskut. Duke folur gjatë një takimi në Taxhikistan, Putin u kërkoi të gjithë vendeve të ndjekin shembullin e Rusisë dhe ti ofrojnë ndihmë ushtarake Qeverisë së Bashar Al Asadit.
“Pa një pjesëmarrje aktive të autoriteteve dhe ushtrisë siriane do të ishte i pamundur dëbimi i terroristeve nga vendi dhe i gjithë rajoni si dhe për të mbrojtur popullin shumëetnik sirian nga shkatërrimi”.
Putin tha se Asadi është i gatshëm të kryejë transformime politike në vend dhe të angazhojë “një pjesë të shëndetshme të opozitës”, duke nenvizuar se perparesi mbetet lufta kundër terrorit. Ndërkohë mësohet se në zonën e Zabadanin janë lëshuar 10 bomba fuci, në një zonë që mbahet nga kryengritësit, ndërsa njësitë e ushtrisë siriane avancojnë krah luftëtarëve të Hezbollahut.
Tv Klan












Botërori 2026 
