Rusia dhe Ukraina sulme të ndërsjellta me dronë edhe pas telefonatës Trump-Putin për gjetjen e një zgjedhje për paqen në Ukrainë.
Autoritetet rajonale në Sumy në verilindje të Ukrainës thanë se një sulm me dron rus dëmtoi dy spitale, duke mos shkaktuar lëndime, por duke detyruar evakuimin e pacientëve dhe stafit të spitalit. Rusia lëshoi më shumë se 140 dronë kundër Ukrainës, ndërsa njësitë e saj të mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 72 dronë.
Shërbimet lokale të urgjencës publikuan pamjet video që tregojnë një spital të dëmtuar dhe pacientët duke u evakuuar. Ndërkaq Ministria ruse e mbrojtjes rrëzoi 57 dronë gjatë një sulmi ukrainas. Zyrtarët në rajonin jugor rus të Krasnodarit thanë se një sulm shkaktoi një zjarr në një depo nafte.
Presidenti Volodymyr Zelensky lëshoi një deklaratë duke thënë se Ukraina ishte nën një sulm rus.
“Fatkeqësisht, veçanërisht infrastruktura civile është goditur,” tha ai, duke renditur njëmbëdhjetë rajone të Ukrainës të cilat u vunë nën shënjestër.
“Janë sulmet ruse si ky që shkatërrojnë sistemin tonë energjetik, infrastrukturën tonë, jetën normale të Ukrainës. Fakti që këto sulme nuk bëjnë përjashtime tregon se presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë për hir të paqes”, u shpreh Zelensky.
Right now, in many regions, you can literally hear what Russia truly needs. Around 40 "Shahed" drones are in our skies, and air defense is active.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 18, 2025
Unfortunately, there have been hits, specifically on civilian infrastructure. A direct hit by a "Shahed" drone on a hospital in… pic.twitter.com/TKTeB9gaZy
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se ndihma për Ukrainën nuk ishte diskutuar në telefonatën e tij me Presidentin rus Vladimir Putin. Trump i bëri komentet në një intervistë në emisionin “The Ingraham Angle” të Fox News.
“Ne nuk folëm për ndihmë. Në fakt, nuk folëm fare për ndihmë. Ne folëm për shumë gjëra, por asnjëherë nuk u diskutua për ndihmën”, u shpreh Trump.
Kremlini tha pas telefonatës Trump-Putin se presidenti theksoi se çdo zgjidhje e konfliktit do të kërkonte përfundimin e të gjithë ndihmës ushtarake dhe të inteligjencës për Ukrainën .
Duke iu referuar bisedës telefonike Trump-Putin, Zelensky tha se Putin në thelb hodhi poshtë propozimin për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe do të ishte e drejtë që bota të refuzonte çdo përpjekje të tij për të vijuar luftën.
Gjatë telefonatës Trump-Putin është diskutuar edhe për Lindjen e Mesme, ku bisedimet e reja pritet të fillojnë të dielën në Arabinë Saudite.
Klan News