TMS, stimulimi magentik transkarnial, është trajtimi i qelizave të trurit me anë të impulsive magnetike. Nëse vuani nga depresioni, varësitë nga alkooli apo droga ose çrregullime të tjera psikiatrike dhe neurologjike, ky lloj trajtimi ofrohet tashmë në spitalin “Salus”.

“Spitali ‘Salus’ ofron terapinë TMS, stimulimi magnetik transkarnial, një trajtim inovativ dhe pa dhimbje të çrregullimeve neurologjike dhe psikiatrike, si depresioni, varësitë, Alzheimer, migrena, skleroza, multiple dhe shumë sëmundje të tjera. Trajtimi me TMS ofron rezultate të shpejta dhe të sigurta”, u shpreh drejtuesja operacionale në këtë spital Frida Qose.

Përgjegjësi i departamentit të adiktologjisë në spitalin “Salus”, mjeku psikiatër, Taulant Pengili tha se pacientët i ndjejnë efektet e para në 10 seancat e para të trajtimit. 

“Stimulimi magnetik transkarnial ose TMS është një terapi joinvazive, një terapi e cila ndikon nëpërmjet fushës magnetike në funksionin e qelizave të sistemit nervor qendror, pra duke rregulluar funksionimin e tyre. Më konkretisht, në rastet psikiatrike, ndikon tek humori, ndikon tek të menduarit dhe te sfera kognitive, ndërsa në rastet neurologjike ndikon tek dhimbja dhe tek motorrika”, u shpreh mjeku Taulant Pengili.

Pacientët duhet të vlerësohen nga mjeku përpara trajtimit për t’u siguruar që ky trajtim është i përshtatshëm për ta.

Procedura përbëhet nga 30 seanca dhe çdo seancë zgjat 20 minuta.

Klan News