Lideret e shteteve ballkanike të mbledhur në Tivat në samitin e procesit Brdo-Brijunit kanë miratuar një deklaratë ku thuhet se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e rajonit.

“Anëtarësimi në BE nuk është vetëm nevojë dhe synim i deklaruar, por imperativ gjeopolitik dhe moral.
Samiti ishte një mundësi tjetër për të përsëritur mesazhin e përbashkët për të gjithë ne se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.”


Në samit ku mori pjesë edhe Presidenti Begaj u diskutua për përmirësimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre anëtare të Bashkimit Evropian.

Klan News