Satelitët e programit Copernicus konfirmojnë zgjimin progresiv të fenomenit El Nino në Oqeanin Paqësor. Nga vrojtimet, rezulton se është shenuar një rritje e qartë e temperaturave siperfaqësore të deteve gjatë ditëve të fundit, pra ditëve të para të muajit qershor.
Kjo bëhet e ditur nga Agjensia Hapësinore Evropiane ESA që drejton programin në bashkëpunim edhe me Komisionin Evropian.
Një video e animuar evidenton sinjalet e para të këtij fenomeni klimatik në zhvillim e sipër, duke treguar anomalitë e temperaturës së sipërfaqes oqeanike në javën e parë të muajit qershor 2026, në rritje të theksuar në krahasim me të njëjtën periudhë të 1991-2020.
Zakonisht El Nino nis me një devijim të lehtë nga ajo që zakonisht konsiderohet normale, dhe ndryshimet fillestare janë më të thjeshta për tu dalluar nëse krahasohen me modelet e referimit.
Edhe se ndryshimet e temperaturave duken të vogla, oqeani magazinon dhe shkëmben sasi të larta nxehtësie, çka do të thotë se çdo luhatje e vogël, është tregues i ndryshimeve shumë domethënëse në fluksin e energjisë mes oqeanit dhe atmosferës.
Nxehtësia me tepri sjell intensifikim të rrymave dhe rreshjeve në Paqësorin tropikal, duke ndryshuar qarkullimin atmosferik përtej zonës tropikale. Në disa raste këto ndryshime mund të prodhojnë valë atmosferike që përhapen në lartësi më të mëdha, por edhe drejt stratosferës.
Matjet janë realizuar nga satelitët Sentinel 2 dhe 6, të programit evropian të vrojtimit të Tokës Copernicus, thelbësore për monitorimin e ndryshimeve të temperaturave të oqeanit dhe rrjedhojat në variacionet e nivelit të detit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 