Vizita e kryeministrit Sali Berisha, në Gjermani ka dhënë frytet e para. Sekretar i Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare në Ministrinë gjermane të Ekonomisë dhe Teknologjisë, Hartmut Schauerte, në një intervistë për Deutsche Welle (DW), ka vlerësuar se Shqipëria ka një potencial të madh zhvillimi, duke e cilësuar bisedën me kryeministrin shqiptarë si një lobin për këto potenciale.

Zoti Schaurte e vlerësojë se tashmë ishte i bindur që Gjermania duhet të shtojë kontributin e saj nëpërmjet investimeve.

“Zoti Berisha na e bëri të qartë se ekonomia gjermane duhet dhe mund të jetë partneri udhëheqës për zhvillimin shqiptarë dhe na ftojë që të punojmë në këtë drejtim”, u shpreh sekretari i shtetit gjerman.

Për zotin Schaurte niveli i rritjes ekonomike dhe përqindje  e ulët e inflacionit japin imazhin e plotë të potencialeve që zotëron Shqipëria. Si përgjigje ndaj informacionit të dhënë nga kryeministri Berisha dhe ftesës së tij për bashkëpunim, deputeti demokristian njëherësh përgjegjës për biznesin e mesëm premtojë, se do të kryesoj delegacionin e 80 bizneseve më 20 deri në 22 tetor në Tiranë, kohë në të cilën ai tha se shpreson që të arrihen vendime partneriteti dhe kontrata për investime./tvklan.al