17 nëntor 2026 – Figurë e njohur e humorit, karikaturës dhe kinematografisë shqiptare, Bujar Kapexhiu vjen për lexuesit me një tjetër libër, “Seferi në demokraci”, një vazhdim i “Seferi në diktaturë”.
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktori i mirënjohur zbulon diçka më shumë nga vëllimi i ri, ku në brendësi trajton problematikat e shoqërisë dhe pushtetit sot në vendin tonë. Këto e të tjera ngjarje të prekshme nga aktualiteti, Kapexhiu i sjell më afër me lexuesin nëpërmjet ironisë dhe humorit. Libri fillon dhe mbaron me kryeministrin…
“Librin e parë e kemi bërë së bashku intervistën dhe ka qenë “Seferi në diktaturë”. Ky libër është akoma më interesant se është në ditët e sotme me të gjitha problemet që ka shot në Shqipëri. Dhe me personazhe interesantë. Nëse në librin e parë Sefer Daja hidhte rrallë ndonjë batutë politike që tallej me regjimin, këtu është e gjitha me politikanë të ndryshëm. Fillon me kryeministrin presidentin, kryetarin e opozitës. Është me kryeministrin sot. Aty ballafaqohen me problematikën dhe ai me batutën e tij pa limit. Libri fillon me kryeministrin dhe mbaron me kryeministrin”, tha Kapexhiu.
Gjatë intervistës, Bujar Kapexhiu zbulon dhe një fragment interesant që lidhet drejtpërdrejt me protestat sot në kryeqytet. Personazhi Seferi pushohet nga puna për pjesëmarrje në tubime dhe shkon të ballafaqohet me kryeministrin, një bisedë sipas autorit që dominohet nga batutat.
“Sefer Dajën i ka ndodhur dhe një anomali tani së fundmi, e kanë pushuar nga puna. I erdhi nj zarf në zyrë se kishte marrë pjesë në protestë dhe e pushojnë nga puna. Shkon të takojë kryeministrin dhe ka një bisedë kaq të këndshme me kryeministrin. Edhe Sefer Daja dhe ai njihen për batutat e tyre. Në fund Sefer Daja si njëri i mirë si popullor, e këshillon më dashamirësi se çfarë duhet të bëjë në këto momente”, tha Kapexhiu.
Për lexuesit, autori Kapexhiu po përgatit dhe vëllimin e tretë, me të gjithë ata personazhe “që meritojnë të tallen, të stigmatizohen nga humori, nga ai humor popullor”, tha Kapexhiu gjatë intervistës me Rudina Magjistarin.
Librat e fundit të Bujar Kapexhiut “Seferi në demokraci” dhe “Portret i ambalazhuar me gazeta” do t’i gjeni në të gjitha libraritë si dhe në Panairin e Librit që do të zhvillohet në fund të muajit dhjetor.
/tvklan.al












Botërori 2026 