Sulmet kibernetike nuk kanë kursyer as Bankën e Shqipërisë pasi ka qenë vazhdimisht në shënjestër të tyre. Kështu u shpreh Guvernatori Gent Sejko gjatë Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.

Gent Sejko: Sulmet kanë qenë te vazhdueshme ndaj bankës qendrore, për fat ne nuk jemi thyer, po ashtu ndaj bankave të nivelit të dytë ka pasur sulme.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, Sejko theksoi se është gati edhe rregullorja e re për bankat që pritet të miratohet së shpejti.

Në një kohë kur shumë shërbime janë digjitalizuar nevojat për ekspertë të sigurisë kibernetike thuajse në të gjithë sektorët janë të mëdha.

Igli Tafa: Duam të gjejmë kudo hapësirë dhe mbrojtje për të tërhequr njerëz në hapësirën kibernetike…Duhet te investojmë në mastera profesionale.

Vendi ynë ka forcuar ndjeshëm kapacitetet dhe sistemet për të përballuar sulmet kibernetike që janë tepër të shpeshta gjatë 2-3 viteve të fundit.

Klan News