Autoritetet e Afrikës së Jugut në Bashkëpunim me INTERPOL  ka kapur qindra vaksina false kundër Covid-19. Hetimi kishte disa kohë që kishte nisur dhe kishte si objektiv kryesor goditjen e grupeve kriminale.

Janë sekuestruar mbi 2,400 doza  vaksinash të rreme dhe një sasi e madhe maskash. Deri tani janë arrestuar një qytetar nga Kina dhe një tjetër nga Zimbabve. Po hetimi vijoi edhe në Kinë dhe u sekuestruan 3 mijë doza të tjerash vaksinash dhe në pranga ranë mbi 80 të dyshuar.

Arrestimet u bënë vetëm disa javë pasi INTERPOL lëshoi ​​një Njoftim Portokalli duke paralajmëruar të gjithë që të kishin kujdes pasi trafikantët në të gjithë botën synojnë që të futen në rrjetin e shitjes së vaksinave dhe t’i falsifikojnë ato.

Pas këtij operacioni sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock, u shpreh se  ky operacion është vetëm maja e ajsbergut kur flitet për krimet që lidhen me Covid-19.

Pas paralajmërimit tonë se kriminelët do të synonin shpërndarjen e vaksinave COVID-19, INTERPOL vazhdon të sigurojë mbështetjen e tij të plotë për autoritetet kombëtare që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre.

Këto arrestime nënvizojnë rolin unik të INTERPOL në mbledhjen e aktorëve kryesorë si nga sektori publik ashtu edhe nga sektori privat për të mbrojtur sigurinë publike”, shtoi ai.

Hetimet po vazhdojnë, dhe përveç arrestimeve në Afrikën e Jugut dhe Kinë, INTERPOL po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes së rreme të vaksinave dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore dhe azilet./tvklan.al