Nuk kanë të ndalur vrasjet brenda shkollave në Amerikë. Një tjetër rast është shënuar në Maryland në ditën e katërt të nisjes së shkollës. Një nxënës 15-vjeçar i shkollës së mesme humbi jetën pasi u qëllua nga një nxënës tjetër. Warren Curtis Grant u qëllua në tualet pas një sherri që kishte pasur me një 16-vjeçar, po nxënës i shkollës, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Adoleshentit iu dha ndihma e parë nga infermierja e shkollës dhe oficeri i policisë i caktuar në shkollë, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagës me armë zjarri.

Policia arrestoi të dyshuarin 16-vjeçar në një lagje pranë shkollës, ndërsa armën e krimit e gjeti pas disa orësh kërkime. Ai pritet të gjykohet nga autoritetet si i rritur për krimin e rëndë që kreu.

Kjo ngjarje pason incidentin e pak ditëve më parë në Georgia ku nxënësi vrau dy shokët e klasës, dy mësuesit dhe plagosi 9 të tjere në ditën e parë të shkollës.

Klan News