Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Finlandë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve. Pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore në Cesena, kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt Helsinkit dhe janë akomoduar në hotel, duke vijuar përgatitjet për sfidën e radhës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran ka zhvilluar dy seanca stërvitore në Itali, ndërsa stafi teknik ka punuar edhe për skemat që pritet të aplikohen ndaj Finlandës.
Mesfushori Luis Hasa nuk mori pjesë në seancën e fundit për shkak të temperaturës së lartë dhe do të vijojë rikuperimin në Tiranë, në kuadër të ndeshjes së fundit ndaj San Marinos.
Ditën e premte, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit zyrtare në Finlandë, përpara takimit me vendasit.
Shqipëria dhe Finlanda do të përballen të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, në ndeshjen që do të transmetohet në televizionin kombëtar KLAN.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 