Sulm iranian në Hebron, vriten 3 palestinezë
Tre palestinezë u vranë pas një sulmi me raketa iraniane në afërsi të Hebronit, në Bregun Perëndimor, sipas Kryqit të Kuq Palestinez.
Mes të vrarëve janë dy gra. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet ose synimin e sulmit.
Spanja evakuon trupat nga Iraku, për shkak të tensioneve me Iranin
Spanja do të evakuojë trupat e saj në Irak për shkak të konfliktit në Iran dhe rajonin e Gjirit Persik.
Rreth 300 ushtarë spanjollë janë të vendosur në Irak, pjesë e koalicionit kundër ISIS dhe një misioni të NATO-s për trajnimin e forcave irakiane.
Njësia speciale prej 71 ushtarësh është transferuar për shkak të rrezikut. Edhe aleatët e tjerë të NATO-s, si Gjermania dhe Norvegjia, po reduktojnë praninë e tyre në rajon për siguri.
“Ikni për 24 orë”/ Katari largon 2 diplomatë iranianë
Katari ka shpallur persona non grata dy diplomatë iranianë pas sulmit në impiantin e Ras Laffan.
Ministria e Punëve të Jashtme u ka kërkuar atyre të largohen brenda 24 orëve. Ndërkohë, ambasadori iranian në Doha është informuar për këtë vendim. Ky veprim pasqyron tensionet në rritje në rajon.
Sulm ndaj forcave amerikane në Irak
Milicitë e mbështetura nga Irani kanë sulmuar forcat dhe objektet amerikane në Irak.
Një strukturë pranë aeroportit të Bagdadit u godit nga raketa, ndërsa u dëgjuan sirena alarmi.
SHBA-të thonë se po përgjigjen ndaj sulmeve dhe do të mbrojnë personelin e saj. Autoritetet e sigurisë po monitorojnë situatën në kryeqytet.
Putin i shpreh ngushëllime Khameneit për vdekjen e Larijanit
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar një letër ngushëllimi liderit iranian, Mojtaba Khamenei, pas vdekjes së Ali Larijanit, sekretarit të Këshillit të Sigurisë.
Putin e ka përshkruar Larijanin si “një politikan të mençur dhe vizionar” dhe ka kujtuar takimet e tyre të shumta gjatë viteve.
Katër të lënduar në Riad
Katari njofton se ka interceptuar 2 raketa balistike që synonin Qytetin Industrial Ras Laffan. Arabia Saudite thotë se ka shkatërruar 4 raketa balistike drejt Riadit, me mbetje që ranë pranë një rafinerie jug të qytetit.
Ndërkohç, katër persona janë lënduar në Riad pasi copëza të raketës goditën një ndërtesë banimi pas interceptimit të një rakete balistike, njofton Agjencia Saudite e Lajmeve.
Izraeli sulmon anijet iraniane në Kaspik
Aeronautika izraelite kreu një sulm ndaj anijeve të Marinës iraniane në portin jugor të Bandar Anzalit.
Sipas burimeve izraelite, u goditën të paktën pesë anije. Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë detaje për dëmet.
Sulmi rrit tensionet mes Izraelit dhe Iranit në rajon.
Katari: Zjarri në impiantin e gazit është vënë nën kontroll
Katari ka njoftuar se zjarri në impiantin e saj më të madh të gazit në Ras Laffan është vënë nën kontroll, pas një sulmi iranian.
Autoritetet civile thanë se nuk ka të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar shqetësime për sigurinë e furnizimeve energjetike në rajon.
Zjarri është shuar pa dëme të mëdha materiale.
Omani dënon sulmin izraelit ndaj fushës së gazit në Iran
Qeveria e Omanit ka dënuar sulmin izraelit ndaj fushës së gazit South Pars në jug të Iranit. Ky veprim konsiderohet një eskalim i rrezikshëm dhe një kërcënim direkt për sigurinë dhe furnizimet energjetike në rajon.
Omani kërkon që tensionet të ulen dhe të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë.
Qatar Energy: Sulmi iranian shkaktoi dëme të konsiderueshme në fabrikën e prodhimit të gazit
Kompania shtetërore Qatar Energy konfirmon se zona industriale e Ras Laffan-it në Katar është goditur nga sulme raketore iraniane, duke shkaktuar dëme të mëdha në impiantin e gazit dhe zjarre në vendngjarje.
Ekipet e emergjencës u dërguan menjëherë për të kontrolluar situatën dhe nuk raportohet asnjë viktimë.
Sipas njoftimit, puna për të ndalur zjarret dhe vlerësuar dëmet po vazhdon dhe kompania siguron se do të japë informacione të mëtejshme sapo të jenë në dispozicion. Sulmi ndodh në një kohë kur tensionet rajonale dhe konfliktet mbi infrastrukturat e energjisë janë në rritje.












Botërori 2026 
