O’Brien: Përdorimi i çfarëdo force ndaj Kosovës është i papranueshëm

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien iu përgjigj kërcënimit të fundit të presidentit serb, që aludoi për një pushtim të Kosovës sipas tij në një moment të duhur.

James O’Brien, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit: Aleksandar Vuçiç, e di mirë se përdorimi i çfarëdo force ndaj Kosovës është i papranueshëm pasi vë në rrezik ushtarët e NATO-s që janë atje për të mbrojtur popullatën serbe dhe shqiptare. Çështja kyçe këtu është se palët duhet t’i reduktojnë tensionet, edhe ato që ndërlidhen me ushtrimet e ushtrisë përreth kufirit. Duhet përgjegjësi për sulmin e 24 Shtatorit dhe presim që kjo të ndodhë shpejt.

Ndihmëssekretari amerikan pret edhe nga të marrë vendime që janë në përputhje me kërkesat e ndërkombëtarëve.

James O’Brien, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit: SHBA-ja është mbështetëse e fuqishme e Kosovës për përfshirje në organizata ndërkombëtare. Qeveria e Prishtinës të marrë vendime që janë në përputhje me kërkesat e partnerëve. Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin, Lajçak ka ardhur me disa ide specifike. Ne shohim se në veri është shumë e vështirë për njerëzit që t’i blejnë gjërat e përditshme. Rregullorja u zbatua në atë mënyrë që e vështirëson jetesën e përditshme të serbëve.

Sipas tij Kosova duhet të lëvizë përpara me themelimin e Asociacionit para se Këshilli i Evropës të vendosë për anëtarësim.

Klan News