Havana-CubaShtetet e Bashkuara nëpërmjet USAID kanë financuar një rrjet të përdorimit të mesazheve telefonike, diçka të ngjashme me Twitter-in, për të nxitur pakënaqësinë e kubanëve dhe rrëzimin e qeverisë komuniste në ishull.

Të paktën 40 mijë persona e kanë përdorur këtë rrjet mes viteve 2009-2012, derisa projekti u abandonua për mungesë fondesh, por edhe sepse qeveria komuniste ishte pranë identifikimit të burimit nga ku gjenerohej sistemi kompjuterik.