Shtetet e Bashkuara nuk i konfirmuan por as nuk i mohuan deklaratat e presidentit Zelensky lidhur me propozimin që do ti siguronte Ukrainës anëtarësimin në Nato në këmbim të territorit të Donbasit.

 Në një reagim në mediat sociale negociatori amerikan Jared Kushner tha se kanë dalë shumë ide të cilat po shqyrtohen.

“Disa mund të çojnë në përparim të menjëhershëm të madh, ndërsa të tjerat mund të evoluojnë në propozime të reja që do të ndihmojnë në tejkalimin e boshllëqeve”, tha Kushner.

Pa iu referuar konkretisht deklaratave të Zelenskt, dhëndri i Trump shprehu keqardhje për transmetimin në media të qëndrimeve maksimaliste nga të dyja palët, të shoqëruara me retorikë të fortë.

Megjithatë Kushner thekson se NATO do të mbetet një shtyllë jetësore e sigurisë evropiane dhe se Trump do të mbështesë vetëm marrëveshjet që forcojnë sigurinë e Ukrainës dhe Evropës.

Diskutimet e fundit rreth marrëveshjeve vijnë pas bisedimeve të Abu Dhabit të cilat nuk arritën të sjellin ndonjë përparim domethënës për zgjidhjen e krizës.

Por lejuan të gjitha palët të bien dakord për pjesëmarrjen e evropianëve në negociatat e ardhshme, pasi Moska dhe Uashingtoni thonë se duan të diskutojnë jo vetëm luftën, por edhe sigurinë e kontinentin.

/tvklan.al