Një pjesë dërrmuese e amerikanëve kërkon ndërhyrjen e Kongresit për t’i dhënë fund luftës me Iranin, si dhe heqjen e tarifave tregtare të vendosura nga presidenti Donald Trump.
Pakënaqësia e qytetarëve lidhet jo vetëm me përshkallëzimin e konfliktit, por edhe me pasojat ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës.
Këto janë gjetjet e një sondazhi të ri të agjencisë Reuters, ku 71% e të anketuarve mbështesin miratimin e një ligji që do t’i japë fund luftës me Iranin.
Kjo kërkesë mbështetet nga 93% e demokratëve dhe 51% e republikanëve në kongres.
62% e amerikanëve janë pro shfuqizimit të tarifave mbi importet, të vendosura nga administrata Trump.
Mbështetja për presidentin Trump ka zbritur në 32%. Edhe demokratët nuk gëzojnë mbështetje të gjerë, me 51 për qind të amerikanëve që shprehen negativisht ndaj tyre.
Ky sondazh i Reuters vjen pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, ku ata siguruan shumicën në të dyja dhomat që prej vitit 2008.
Demokratët pritet të marrin zyrtarisht detyrën më 3 janar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 