Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, deklaron Departamenti i Shtetit, po zhvillon kontrolle të vazhdueshme ndaj vizave amerikane.

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Facebook të ambasadës theksohet se çdo qytetar që nuk ndjek rregullat dhe ligjet e emigracionit të SHBA, do t’u hiqet viza dhe do të dëbohet.

Më tej, theksohet se “Departamenti i Shtetit i SHBA është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurt përmes politikave më kërkuese”.

Po ashtu në këtë njoftim sqarohet se “Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës”.

Klan News