Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një paketë të re dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar të godasë të ardhurat e Moskës nga eksportet e naftës dhe gazit.

Ligji i miratuar nga Kongresi i jep presidentit amerikan kompetenca të gjera për të vendosur tarifa deri në 100% ndaj pesë blerësve kryesorë të energjisë ruse.

Në fokus janë veçanërisht Kina dhe India, dy prej konsumatorëve më të mëdhenj të naftës ruse.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Kina përbënte rreth 50% të eksporteve ruse të naftës bruto, ndërsa India rreth 37%, në periudhën nga dhjetori 2022 deri në gusht 2026.

Paketa shtrihet edhe ndaj sektorëve energjetikë dhe të armëve të Iranit, ndërsa parashikon masa ndaj zyrtarëve të lartë rusë, institucioneve financiare dhe flotës së anijeve të përdorura për të shmangur sanksionet.

Ligji mban emrin e senatorit Lindsey Graham, një prej mbështetësve më të fortë të Ukrainës në Uashington, i cili ndërroi jetë më 11 korrik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e falënderoi Trumpin, duke kërkuar zbatimin e plotë dhe të shpejtë të tij.

Klan News

/tvklan.al