23 nëntor 2026 – Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan njoftoi nisjen e “fazës praktike”, të Rrugës Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar (TRIPP). Ky, është korridori kryesor rajonal i transitit të Kaukazit Jugor, të mbështetur nga SHBA-të.

Ndërsa  Armenia dhe Azerbajxhani vazhdojnë të ndërtojnë së bashku të ardhmen e rajonit pas dekadash të përfshirë në luftëra tragjike. Në një fjalim zyrtar të mbajtur së fundmi, Pashinyan e përshkroi këtë “lançim”, si një ngjarje historike në Republikën e Armenisë moderne, duke e përshkruar TRIPP si projektin më të madh ekonomik në Armeni, që nga pavarësia e saj si shtet autonom.

“Përtej përfitimeve të lidhjes së Azerbajxhanit me Republikën Autonome të Nakhçivanit dhe avantazheve të ndërsjella për Republikën e Armenisë në aspektin e zhvillimit të lidhjes ndërkombëtare dhe të brendshme, projekti TRIPP do të ketë rëndësi të madhe rajonale dhe ndërkombëtare. Do t’i japë vitalitet shtesë rrugës tregtare Trans-Kaspike dhe lindjes Perëndim-Lindje”, tha kryeministri armen.

Ndër të tjera, lideri i Armenisë shtoi se projekti do t’i mundësojë Jerevanit qasje në tregjet e huaja dhe tërheqjen e investimeve në provincën jugore Syunik, të Armenisë. Sipas kryeministrit Pashinyan, ky projekt do të japë një kontribut të rëndësishëm në sigurinë e Armenisë, me fqinjët që kërkojnë stabilitet për zhvillimet rajonale.

Edhe Uashingtoni po e mbështet këtë projekt, ndërsa ka edhe një strukturë zhvillimi të përbashkët. Në një video-adresim, që shënoi edhe fillimin e këtij projekti, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e përgëzoi Pashinyanin për punën e tij në nisjen e këtij projekti ambicioz. Gjithashtu, vlerësoi përpjekjet e tij drejt paqes me Azerbajxhanin.

“Ky partneritet midis Shteteve të Bashkuara dhe Armenisë do të krijojë rrugë të reja tregtare për rrjedhën e mallrave, energjisë dhe udhëtimeve në të gjithë rajonin. Jemi të përkushtuar për të siguruar që të jetë një sukses i madh”, tha Trump.

Më tej, presidenti i SHBA-ve falënderoi Pashinyanin dhe Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për bashkëpunimin e tyre. Ai fitoi kryeministrin armët që të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2027.

“Dua edhe një herë të falënderoj kryeministrin Pashinyan dhe homologun e tij, presidentin Aliyev të Azerbajxhanit, për bashkëpunimin me ne për ta bërë të mundur këtë ditë dhe për nominimin tim me kaq bujari për Çmimin Nobel për Paqen”, ishin fjalët e presidentit amerikan.

Kjo iniciativë (TRIPP), është komponenti kyç i të ashtuquajturit Korridor i Mesëm. Kjo është rruga strategjike e transitit dhe tregtisë midis Azisë dhe Evropës, një alternativë e fortë euro-aziatike mes ndërprerjeve globale të zinxhirit të furnizimit në Lindjen e Mesme.

Korridori i Mesëm është një rrjet transporti hekurudhor dhe detar, që do të lidhë Kinën, Azinë Juglindore dhe Azinë Qendrore në tregjet evropiane. Kjo ndodh nëpërmjet Detit Kaspik dhe Kaukazit Jugor, deri në Detin e Zi.

/tvklan.al