Shtetet e Bashkuara do të transmetojnë drejtëpërdrejt ekzekutimin me pushkatim të një të dënuari me vdekje.

Bëhet fjalë për Nidal Hasan ish psikiatri ushtarak që vrau 13 persona në bazën ushtarake fort Hood në Teksas në 2009.

Sipas Pentagonit ekzekutimi është planifikuar për në 3 dhjetor në të njëjtën bazë ku ndodhi sulmi.

56 vjeçari nga Afganistani u dënua më vdekje në vitin 2013 pasi u shpall fajtor për 45 akuza përfshirë vrasje me dashje dhe tentativë vrasje.  Ai hapi zjarr në një qendër mjekësore ushtarake pak javë përpara se të nisej për në vendilindje.

Sipas Pentagonit presidenti Donald Trump miratoi ekzekutimin me pushkatim me rekomandimin e sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth.

“Do të sigurohemi që njerëzit të jenë në gjendje ta shikojnë, që të jetë publik. Sepse njerëzit duhet ta kuptojnë se ka pasoja serioze për këto lloj gjërash”, tha Hegseth.

Ky do të ishte ekzekutimi i parë me pushkatim nga ushtria amerikane që prej vitit 1945 dhe i pari publik në rreth 100 vjet.

Vetëm pak ditë më parë, një përpjekje e autoriteteve për dënim me vdekje me injeksion dështoi pasi e dënuara arriti të mbijetonte.

/tvklan.al