21 nëntor 2026 – Forcat meksikane të sigurisë kanë arrestuar liderin famëkeq të kartelit Fausto Isidro Meza Flores, i njohur gjerësisht me nofkën “El Chapo Isidro” në shtetin veriperëndimor të Sinaloa. Pikërisht në Sinaloa, ai shkaktoi një valë të madhe dhune, duke detyruar banorët që të largohen për shkaqe sigurie.
Arrestimi i “El Chapo Isidro”, u krye në Guasave, mbrëmjen e së premtes më 20 nëntor, gjatë një operacioni që përfshinte forcat ushtarake dhe ato të sigurisë meksikane. Në krahun tjetër, Qeveria meksikane tha se të dhënat e inteligjencës të ofruara nga administrata e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kishin dhënë kontributin e tyre në këtë operacion, por pa dhënë detaje për mënyrën e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Për të arrestuar Meza Flores, bëhet me dije nga autoritetet meksikane se forcat e sigurisë përdorën mënyrën “fshehtësi dhe surprizë”. Zyrtarët gjithashtu shtuan se personeli i tyre u sulmua në mënyrë të ashpër me armë zjarri dhe eksplozivë, nga persona të cilët besohet se ishin pjesë e të njëjtit kartel që “sundonte” edhe “El Chapo Isidro”.
Qeveria meksikane pranoi ndër të tjera, se inteligjenca e ofruar nga administrata e Donald Trump, kishte luajtur një rol në gjetjen dhe kapjen e udhëheqësit të kartelit. Kështu, dy shtetet kanë treguar rëndësinë e bashkëpunimit të inteligjencave respektive, veçanërisht për të sulmuar kartelet kriminale të narko-trafikut.
/tvklan.al












Botërori 2026 
