Në vitin 2025, Kombëtarja shqiptare arriti një objektiv historik, siç ishte kualifikimi në play-off-in e Botërorit. Për Orges Shehin, puna e bërë deri tani ka qenë e mirë.
Në një reagim për TV Klan, ish-portieri kuqezi tregon sekretet e këtij rrugëtimi.
“Vit futbollistik i mirë për kombëtaren, janë të konsoliduar njerëzit që janë pjesë përbërëse e skuadrës. Shoh një bashkëpunim të mirë midis të gjitha hallkave, Federatë-staf-lojtarë dhe është shumë e rëndësishme që ato të jenë bashkë. Ka një ndërthurje të mirë midis reparteve, Sylvinho ka një meritë të madhe”, u shpreh Shehi.
Ai e ka një shpjegim për rritjen e nivelit të skuadrës, duke thënë se futbollistët po marrin minuta me ekipet e tyre në Evropë.
“Lojtarët vijnë më të pjekur, më me personalitet. Dhe të rinjtë që vijnë pas pjesëmarrjes së tyre në skuadrat ku janë, janë lojtarë cilësorë”, shton ai.
Pavarësisht se Kombëtarja do të luajë në transfertë kundër Polonisë, Shehi thotë se do të jemi të barabartë në fushë.
“Besoj se jemi të aftë nga ana psikologjike për të shkuar për t’u përballur si të barabartë me ‘ta”, tha Shehi.
Shqipëria do të luajë shanset e saj për ëndrrën e Botërorit 2026 në Varshavë më 26 mars dhe, në rast kualifikimi, do të përballet me fituesin e çiftit Suedi–Ukrainë, po në transfertë.
Sfida që do të transmetohen në TV Klan.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
