Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Ernest Muçi, në intervistën e tij për Klan Kuq e Zi komentoi sfidën e sotme, ku ai vetë ishte protagonist, teksa shënoi një eurogol.
Muçi tha se sfida ishte fantastike dhe se djemtë bënë më të mirën në fushën e lojës.
Ai tha se duhet të vazhdohet me këtë ritëm. Pranoi se ndodhet në momentin më të mirë të karrierës së tij.
Ernest Muçi: Ishte shumë e rëndësishme fitorja ndaj Finlandës. Unë dua të ndihmoj ekipin, të fitojmë sa më shumë ndeshje. Kishim 4 mesfushorë në fushë dhe unë doja ta marr topin në zona të rrezikshme.
Sot ka qenë ndeshje fantastike, duhet të vazhdojmë kështu. Për mua është moment shumë i mirë, kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë dhe patjetër që jam shumë i lumtur.
Shqipëria arriti një fitore të rëndësishme sonte më 12 nëntor, teksa do të përballet tashmë me Bjellorusinë për vendin e parë në grup.
/tvklan.al












Botërori 2026 