Shërbimi i dializës jep alarmin se është në rezervat e fundit të medikamenteve dhe disa materialeve të domosdoshme për të. Shefi i këtij pavijoni Nestor Thereska, deklaron se filtrat që shërbejnë për pastrimin  e gjakut janë në përfundim dhe kjo rrezikon seriozisht shëndetin e pacientëve.

Nestor Thereska: “Gjithmonë punojmë me një kapacitet të plotë në dializë dhe kjo bën që sidomos filtrat, një nga elementet kryesor material konsumi në dializë. Të jenë jashtëzakonisht problem delikat. Kemi patur një farë pakësimi ekstrem të këtyre rezervave të materialit të dializës dhe kjo ka bërë që të jemi në një situatë alarmi “.

Ashtu si edhe në pavijonet e tjera, edhe në pavijonin e dializës, krahas mungesës së medikamenteve edhe aparaturat që kryejnë pastrimin e gjakut për këta pacient janë tej të amortizuara dhe prishen shpesh herë.

“Këtu s’ka as aparate. Aparatet e vjetra janë të gjithë jashtë përdorimit. Ai tekniku më shumë rri duke i riparu sesa..”.

Në Tiranë janë rreth 100 pacient që kryejnë procesin e Hemodializës 1 herë në 3 ditë dhe mungesa e këtij procesi do të kërkonte shumë trajtime me medikamente të kushtueshme për të mos rrezikuar jetën e pacienteve./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami