Një grup adoleshentësh është përfshirë në një sherr masiv në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Apollonia”.

Policia e Fierit thotë se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Më poshtë janë dhe pamjet e këtij sherri ku janë përfshirë disa adoleshentë.

Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe kanë mundur të identifikojnë të gjithë adoleshentët e përfshirë në sherr.

Disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat, ndërsa po kërkohet për pjesën tjetër të të rinjve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj. /tvklan.al