Arrestohet autori disa orë pas krimit

Një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në pedonalen e qytetit të Bulqizës paraditen e kësaj të enjteje ku dy shokë u konfiliktuan më njëri-tjetrin për motive banale.

Viktimë ka mbetur Arlind Pasha, i cili edhe pse u transportua për në spitalin e qytetit, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Autori i krimit është Fatjon Keta, i cili u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar disa orë më vonë nga policia.

22-vjeçari njihet si njeri problematik pasi është ndaluar disa herë për dhunë në familje pasi shpesh konfliktohej me motrën dhe nënën e tij. Po sipas policisë, Keta dyshohet se ka probleme mendore dhe është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

Tv Klan