Një sherr mes tre personave në kryeqytet ka përfunduar me përdorimin e armëve, fatmirësisht pa të lënduar. Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Arben Hasani, i cili u konfliktua me dy persona, me iniciale A.C. dhe A.A.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu” për motive të dobëta. Gjatë debatit, 35-vjeçari nxorri pistoletën duke kërcënuar dy personat dhe më pas qëlloi në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.

Policia thotë se Arben Hasani e mbante pistoletën pa leje. Në vendngjarje grupi hetimor gjeti tre gëzhoja. Uniformat blu sekuestruan armën me 4 fishekë, ndërsa Hasani akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të qetësisë publike. /

tvklan.al