Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani trajtohet një konflikt i hershëm mes një fisi në fshatin Razmë, ku shkak është bërë një pronë.
Nikolini i cili në këtë përballje ka sjellë vajzën e xhaxhait të të atit, Gjysten, shprehet se toka u nda nga të parët në mënyrë të barabartë. Duke qenë se familja e Gjystes nuk kishte një vëlla, pleqtë morën Marien si “burrneshë”, ajo që do të mbante derën e shtëpisë hapur dhe e futën në pjesë.
Por, Nikolini sqaron se sot, Marian është bërë pronare e vetme, sipas tij me një certifikatë të falsifikuar.
“Prona është e lidhur me shpirtin dhe nuk do guxojë njeri, axha, miku…Babën nuk do e lë pa gëzuar pronën e vet”, kështu është prehur në insertin e tij prezantues Nikolini.
Nikolini: E kam thirrur këtë, sepse kjo është një mashtruese zonja Eni. Ne kemi një sherr pronësie, ku unë kërcënohem nga policia dhe gjithçka.
Eni Çobani: Pse kërcënohesh nga policia?
Nikolini: Sepse kjo kërkon që ta rrethojë.
Gjystja: Jo vetë, unë nuk kam qenë.
Nikolini: Këta kanë lënë një motër atje në shtëpi, Marien me bashkëshortin e saj, Pashukun. Unë jam nga Razma. Ne kemi një pasuri atje, në vitin 2000 babai bashkë me besërinë e fshatit, sepse ashtu ishte koha e ndanë pasurinë me djemtë e xhaxhait të stërgjyshit dhe kishin futur motrën e kësaj, si djalë, si vëlla sepse këta nuk kanë vëlla. Kanë lënë një motër në shtëpi, për t’u lënë derën e hapur. Këta e morën për të ndarë pasurinë, e ndanë pasurinë dhe e rrethuan tokë. Pas disa kohës Maria e shthur dhe prish rrjetën. Na thërrasin kushërinjtë dhe na thonë që Maria ka prishur rrjetën. Pas disa kohësh ajo shkon që të thurë tokën dhe na thotë që jam pronare unë.
Eni Çobani: Pra sot Maria është bërë pronare e vetme?
Nikolini: Po me një certifikatë të false.
Eni Çobani: Ke ndonjë provë?
Nikolini: Një nuse e xhaxhait të babit ka qenë e sëmurë mendore, e ka ditur sikur i dhënë firmën Pashukut me idenë që po i lë një prokurë, kurse ky shkon dhe ia shet tokën të shoqes.
/tvklan.al












Botërori 2026 
