Të ftuar:

Dr. Enriketa Kroi – Mjeke Obstetër-Gjinekologe

Eksena Basko Qirici – Psikologe klinike

Në viber lidhje direkt ( Nga Suedia ) Martenisa Doda – Mami

2 receta

Eskallop me limon, vetëm me 3 përbërës

500 gr gjoks pule
Pak miell për pudrosjen e mishit
1 lugë gjelle gjalpë + 3 lugë gjelle vaj ulliri
1 limon lëkurë dhe lëngu i tij
1/2 gotë vere të bardhë
1 thelpi hudhër
Kripë + piper të zi + 1 Magi pule
2 degë mente ose majdanoz

Presim gjoksin e pulës në feta të holla dhe më pas i kalojmë në pak miell për të gjitha përdorimet. Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe e aromatizojmë me 1 thelb hudhër, të cilin do ta largojmë më pas. Vendosim fetat e mishit të pulës dhe i skuqim nga të dyja anët, derisa të marrin ngjyrë të artë. I shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë verën të avullojë alkoolin për 2 minuta. Largojmë copat e mishit nga tigani. Në një gotë me ujë tresim 1/2 kub lëng pule. Shtojmë në gotë edhe 2 lugë gjelle lëng limoni + 1 lugë miell. I përziejmë mirë në blender dhe më pas i hedhim në tigan. E përziejmë salcën derisa të marrë trajtë kremoze, duke e rregulluar konsistencën nëse duhet me pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim copat e mishit dhe sipas dëshirës mund të vendosni disa feta limoni, duke e spërkatur në fund me pak mente dhe majdanoz të grirë hollë.

Makarona me pançetë dhe kungulleshka

320 gr makarona
2 kungulleshka
200 gr pançetë
1 thelpi hudhër
Kripë + piper të zi ( sipas dëshirës )
Vaj ulliri
Djathë pecorino ( opsionale )

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Ndërkohë, në një tigan të thellë ngrohim 2-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim pançetën të prerë në shirita, derisa të marrë ngjyrë karamel dhe të theket pak, më pas e largojmë nga tigani. Shtojmë 1 thelb hudhër, e përziejmë për 30 sekonda dhe e largojmë më pas. Shtojmë kungulleshat të prera në kubikë ose gjysmë feta të rrumbullakëta, sipas dëshirës. I spërkasim me pak kripë dhe i gatuajmë për 6-8 minuta, duke shtuar pak ujë nga zierja e makaronave, me qëllim që kungulleshat të zbuten. Shtojmë pançetën përsëri në tigan, më pas kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me kungulleshat dhe pançetën. Shtojmë pak ujë nga lëngu i makaronave, i përziejmë dhe i spërkasim me pak piper të zi. E shërbejmë të ngrohtë, janë të shijshme. Kush dëshiron, mund t’u shtojë pak djathë pecorino.

Kur mund të rifillojë raporti intim pas lindjes së gruas?

A është normale mungesa e dëshirës seksuale pas lindjes së fëmijës?

A është normale mungesa e dëshirës seksuale pas lindjes së fëmijës? (pjesa 2)

/tvklan.al