Të ftuar:

Alket Islami

Andi Allajbej – drejtues agjencie udhëtimi

Ani Hoxha – blogere

Eneida Bica – blogere

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Eskallop me kërpudha

300 gr kërpudha

2 lgj gjalpë

1 thelb hudhër

2 lgj majdanoz të grirë hollë

2 racione fileto të holla viçi (4 copë)

1 lgj miell

1/2 gotë verë e bardhë

Kripë dhe piper i zi

1 gotë lëng mishi

Në një tigan ngrohim vajin dhe e aromatizojmë atë me një thelb hudhër. Shtojmë kërpudhat dhe i skuqim ato në temperaturë të lartë, derisa të ulin volumin dhe në tigan të mos ketë lagështirë.
Shtojmë pak kripë në fund dhe majdanozin e grirë hollë, më pas i transferojmë ato në një pjatë.

Në po atë tigan shtojmë përsëri pak gjalpë dhe pasi i pudrosim fetat e mishit me pak miell i vendosim në tigan dhe i skuqim 3 minuta nga secila anë. I spërkatim me pak kripë dhe piper të zi e më pas i shuajme me verë. E lëmë të avullojë alkooli e më pas mund të shtojmë gjysmë gote lëng mishi. E lëmë sa të marrë valë dhe të formohet një si salcë në tigan. Shtojmë kërpudhat, i përziejmë me kujdes për 3-4 minuta
e më pas i shërbejmë së bashku në një pjatë.

Akullore me fruta pylli

400 ml krem pana ëmbëlsire

1 kuti qumësht i kondensuar

150 gr manaferra

125 gr boronica

125 gr luleshtrydhe ose mjedra

Shpëlajmë mirë frutat, i kalojmë ato në blender e më pas i vendosim në një tigan salce. I ziejmë për 10 minuta më pas i lëmë të ftohen. Rrahim panen derisa të bëhet marengë por jo e fortë. Shtojmë pak nga pak qumështin e kondensuar, shtojmë frutat e pyllit të kthyera në salcë të trashë dhe të ftohtë. Vendosim akulloren në një tas dhe vendosim në frigorifer për 4 orë para se ta shërbejmë.

Çfarë na shtyn të udhëtojmë?

Cilat janë kënaqësitë më të mëdha që marrim nga udhëtimet?

Është një nga destinacionet më të famshme në botë, blogerja: Nuk do kthehesha kurrë në Maldive

Destinacionet e famshme tropikale janë gjithmonë në listën e vendeve të dëshiruara për t’u vizituar apo për t’u rikthyer. Madje shpesh rikthimi në një vend ku kemi qenë më parë na bën ta rizbulojmë ndryshe, por duket se disa destinacione mund të jenë të mbivlerësuara.

Blogerja Eneida Bica, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë  se nuk do të rikthehej në Maldive. Deti i bruztë me rërën e bardhë që prej vitesh tërheq pushues nga e gjithë bota nuk ka lënë mbresa të veçanta në mendjen e saj.

Eneida Bica: Po përmendnim Maldivet, nuk do kthehesha kurrë.

Agida Koçi: Nuk do ktheheshe në Maldive?

Eneida Bica: Jo. Shumë rrugë e largët, det i bukur por ne kemi det shumë më të bukur dhe nuk ia vlente ajo rruga…nuk e di ses  orë mund të shkojë, por mua m’u duk pafund me fëmijë. Po më thua në Shqipëri vendi që nuk do të kthehesha?

Ermelinda Ndoja: Jo, kudo që mund të kesh udhëtuar dhe të kesh pasur një eksperiencë që mbase s’je ndier mirë.

Eneida Bica: Kjo e Maldiveve mendoj që nuk do kthehesha. Ndoshta po të kisha qenë beqare për ndonjë muaj mjalti, por me fëmijë jo.

Agida Koçi: Këtë gjë nuk e prisja edhe pse s’kam qenë në Maldive.

Ermelinda Ndoja: As unë nuk e prisja duke qenë se është shumë i dëshiruar nga të gjithë.

Ani Hoxha: Po, por vetëm detin ka, nuk është se ka ndonjë gjë. Ka resortin luksoz dhe detin, detin e kemi kështu që pse duhet të shkojmë deri në Maldive?

Eneida Bica: Kur je me fëmijë në orën 9-9:30 do mbyllesh në dhomë, më dukej vetja si “Plaku dhe deti”.