Të ftuar:

Pastor Paulin Vilajeti

Suela Koçibellinj – aktiviste

Vojsava Karafili – mjeke

Almeida Xhaferri – psikologe

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Një pjatë e shijshme me mish të grirë, patëllxhanë e kungulleshka

2 patëllxhanë mesatarë

2 kunguj të vegjël

2 qepë

4 thelpinj hudhra

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 spec pikant

300 gr mish të grirë viçi

5 lgj vaj ulliri

1 lç salcë domate (koncentrat)

8 lgj pure domate

Kripë dhe piper i zi

1 lç piper i kuq

1 lç trumzë

300-350 ml ujë ose lëng mishi

3 lgj majdanoz i grirë

Fillimisht presim patëllxhanët dhe kungujt në bastunë me brinjë 5 cm. I vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. I spërkatim me vaj ulliri, pak kripë dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë për 25 minuta.

Ndërkohë që perimet piqen në një tigan me 5 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisim mishin e grirë deri sa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë qepën të grirë në fije të holla dhe vazhdojmë të gatuajmë deri sa qepa të zbutet. Më pas vazhdojmë të shtojmë specat të prera në rrathë të trashë 2 cm. I përziejmë për 2 minuta dhe shtojmë 1 lugë gjelle salcë dhe 8 lugë gjelle pure domate. I përziejmë deri sa salca të fillojë të vlojë. Rregullojmë shijen me kripë e piper të kuq, piper të zi, trumzë. I përziejmë mirë e më pas shtojmë në tigan perimet e pjekura. I nivelojmë mirë në tigan dhe shtojmë ujë baraz me nivelin e përbërësve në tigan. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për rreth 15 minuta në temperaturë mesatare. Në fund pasi gjithçka të jetë zier shtojmë 2-3 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë. Mund ta shërbejmë me një kupë oriz dhe pak kos.

Petë misri me spinaq dhe djathë

4 kokrra vezë

Kripë

1 gotë kos i trashë

1 gotë miell misri (200 gr)

2 lgj miell gruri

1 lç pluhur pjekës

200 gr djathë

4 lgj vaj ulliri

350 gr spinaq

Letër pjekje

Fillimisht kullojmë spinaqin në tigan me 1 lugë gjelle vaj ulliri. Në një tas përziejmë vezët, kripë, shtojmë vezët, 2 lugë gjelle vaj ulliri, miellin dhe pluhurin pjekës dhe i përziejmë mirë. Shtojmë djathin e thërrmuar, spinaqin e zbutur në tigan dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Në një tavë shtrojmë letër pjekje e më pas nivelojmë brumin. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë për 20-25 minuta. E lëmë të bjerë temperatura e më pas e shërbejmë.

Zili apo kënaqësi, çfarë ndiejmë nga kënaqësia e tjetrit?

Të afërmit janë më shumë ziliqarë, por pse?

Nën hijen e krahasimit! “E vuaja shumë”, pastor Paulini ndreq tek e bija gabimet e babait të tij

Që në vegjëli, na mësohet konkurrenca dhe gara me tjetrin duke injektuar pa dashur zilinë ‘e  pashëndetshme’. Fëmijët shpesh rriten me idenë se duhet të jenë më të mirët në krahasim me të tjerët, gjë që shpesh lind zilinë dhe pasigurinë, në vend të motivimit.

Të ftuarit e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, bien dakord me njëri-tjetrin ndërsa përmendin rastet kur krahasimi me të tjerët të bën të ndihesh keq me veten dhe të fajësosh palën tjetër.

Pastori Paulin Vilajeti ndan me sinqeritet efektin negativ që krahasimet e babait të tij patën mbi të. Ai tregon se si krahasimi me djemtë e një miku të babait i ka lënë një ndjesi të gjatë urrejtjeje të pashpjegueshme ndaj atyre djemve, ndonëse ata nuk kishin asnjë faj

Paulin Vilajeti: Unë e kam vuajtur shumë këtë gjë, kur isha i vogël babai im e ka bërë këtë gabim me mua. Më krahasonte me djemtë e një mikut të tij dhe unë të them të drejtën, në shpirt për vite me radhë nuk kam pasur paqe në zemër me ata djem. Ata  s’kishin asnjë faj se ata studionin, njerëz të suksesshëm,  por brenda vetes sime i shikoja  si armiq, si njerëz që s’kisha paqe me ta sepse ata njerëz, brenda vetes, më kishin krijuar një lloj… tani e kuptoj, ishte një lloj urrejtjeje në këtë frymë konkurrence me tjetrin.

Në ndryshim nga babai  i tij, pastori ka zgjedhur një formë tjetër me të bijën, e cila reflektohet përmes një episodi që ai rrëfen.

Paulin Vilajeti: Vajzës sime, Paulës, i thashë para nja 6-7 muajsh, ishte duke bërë diçka, i thashë babi,  me këtë që po bën, me kë do të konkurrosh? “Me atë që më ke treguar ti”, tha, “me njeriun që unë shoh çdo mëngjes në pasqyrë”. M’u gëzua zemra që fëmija im nuk kërkon të konkurrojë me dikë, por unë dua të jem më mirë sesa kam qenë një vit më përpara me atë që kam parë një vit më përpara në pasqyrë.

Pse nuk gëzohemi kur të tjerët lumturohen?

/tvklan.al