Situata hidrike në vend është normalizuar pasi janë ndërprerë shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Kështu tha kreu i Energjetikes Ilir Meta në një dalje para mediave ku ka siguruar qytetarët se KESH po punon maksimalisht për të evituar shkarkimet e tepërta.

Ilir Meta: “Niveli i shkarkimeve ka ardhur gradualisht duke rënë, duke bërë të mundur që sot niveli i shkarkimeve dhe hidrocentrali i Vaut të Dejës prej gati një ore të jetë zero, e cila pas një diskutimi ka ndikuar për një përmirësim të shpejtë të situatës kudo duke konfirmuar edhe njëherë tjetër që fenomeni ishte i përkohshëm dhe i izoluar.”

Gjithashtu ministri Meta tha se të gjithë hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë duke bërë që një pjesë e mirë e energjisë të eksportohet.

Ilir Meta: “Ne do të vazhdojmë programin e eksportimit në mënyrë që nivelet të mbahen sa më optimale si në Fierzë ashtu edhe në hidrocentralin e Komanit dhe të Vaut të Dejës.”

Sipas KESH të tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit janë në nivelin e parametrave normale dhe në qoftë se do të jetë nevoja për shkarkime, ato do të bëhen të kontrolluara./tvklan.al

/tvklan.al