Raportim Live

Mbledhja e Këshillit Bashkiak (E plotë)

Këshilli Bashkiak shkarkon Veliajn, çfarë ndodh më tej?

Teksa sot Këshilli Bashkiak vendosi për Këshillin Bashkiak, mbetet për t’u ndërmarrë hapat e mëtejshme për plotësimin e këtij vendimi.

Kështu, Këshilli Bashkiak duhet të kalojë aktin tek Këshilli i Ministrave për të vulosur vendimin. Kështu, shpallet vakanca për Bashkinë e Tiranës.

Më pas, do të jetë qëndrimi i Veliajt nëse ky i fundit do të ankimojë vendimin e marrë në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Kushtetuesja më pas është organi që jep verdiktin.

download app

Alimehmeti: Vënia para përgjegjësisë e Veliajt duhet të vijojë

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës që vendosi për shkarkimin e Erion Veliajt, këshilltari demorkat, Ilir ALimehmeti, mbajti një deklaratë për shtyp.

Ai u shpreh se është shumë e qartë përse Veliaj ndodhet në paraburgim, lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj ti.

Sakaq, Alimehmeti theksoi se vazhdojë procesi i vënies para përgjegjësisë të Veliajt, së bashku me “ndihmësit” e tij.

“Vënia para përgjegjësi e tij duhet të vijojë, duhet të kujtojmë se këto punë nuk i ka bërë vetë, i ka bërë bashkë me qeverinë, bashkë me anëtarë të këshilit bashkiak.

Kjo është linja e hapur që i lanë, që i lanë të abuzohet me ju, me ne. Ai do vuajë ato që i ka bërë vetës së tij”, tha ai.

Alimehmeti e cilësoi si një ditë suksesi ditën e sotme.

Dorjan Teliti: Veliaj mori atë që meritonte!

Këshilltari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Dorjan Teliti komentoi para gazetarëve vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Bëri abuzime, hodhi gaz lotsjellës… u shkarkua mori atë që meriton Erion Veliaj sot për ne, nuk është më kryetar, ky është lajmi i shumëpritur për ne dhe ne kemi bërë çmos që të arrinim këtë ditë”, tha Teliti pasi Erion Veliaj sapo u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mendon lidhur me faktin që Veliaj do e ankimojë vendimin apo jo, Teliti u përgjigj: “Është e drejta e tij të bëjë çtë dojë, ajo që ka rëndësi për ne është që ai është i shkarkuar!”

Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon nga detyra Erion Veliaj

Këshilli Bashkiak shkarkoi këtë të martë, 23 shtator, nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, nuk ishte i pranishëm në mbledhje, pasi kërkesa e tij u refuzua më herët nga Komisioni i Çështjeve Ligjore. Mungesa e tij sakaq, nuk u diskutua në asnjë moment nga të pranishmit.

Të pranishmit mbajtën nga 5 minuta fjalim për procedurë. Anëtarët socialistë u shprehen se ky hap lidhet me nevojën për t’i dhënë fund ngërçit politik që ka kapluar kryeqytetin që pas arrestimit të Veliajt. Nga ana tjetër, anëtarët e opozitës nisën të listonin akuza të ndryshme ndaj Veliajt, teksa nuk fshehnin as “gëzimin” për shkarkimin e tij si kryebashkiak.

Shkarkimi i Veliajt u iniciua nga këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës, të cilët u vunë në lëvizje pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. Ata e argumentojnë kërkesën e tyre me mungesën në detyrë për 3 muaj sipas ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”.

Kujtojmë se Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa janë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, akuzat të cilat ata i kanë mohuar dhe cilësuar si sulm politik. SPAK pritet të komunikojë përfundimin e hetimit ndaj tyre gjatë këtij muaji.

Mbledhja e sotme shënoi një nga momentet më të tensionuara në historikun e Bashkisë së Tiranës. Sakaq, ai ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese 15 ditë më vonë, më pas është ky organ që jep verdiktin.

Këshilltari bashkiak, Alfred Muharemi: Nuk jemi tradhtarë të Veliajt!

“Sapo na tha që jemi tradhëtarë, por nuk jemi tradhëtarë ndaj Erion Veliaj. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk po ikën nga detyra se si ka bërë puna sepse i ka bërë në mënyrën më të shkëlqyer, por po ikën për të ecur në ritmin që ai ka dashur dhe do donte.”, tha Muharemi.

I bashkohet mbledhjes këshilltari socialist, Aldo Merkoci. Në mungesë kryetarja e komanduar

Pas një orë që nga nisja e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak, i është bashkuar anëtari socialist Aldo Merkoci.

Sakaq, vijojnë të mungojnë kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, si dhe anëtarët Gazment Paja dhe Joleza Koka.

Ilir Alimehmeti: Patjetër do të votojmë pro propozimit për shkarkimin e Veliajt

“Luftë brenda llojit për të eliminuar kundërshtarin”

“Luftë brenda llojit për të eliminuar kundërshtarin… Mënyra që keni zgjedhur është krejtësisht e gabuar. Kushtetuta përcakton që kryetari shkarkohet vetëm nga Këshilli i Ministrave kur shkel ligjin dhe Kushtetutën. Në rastin konkret, ju po e shkarkoni për shkak të mungesës në punë e jo për shkelje të ligjit”, tha Fabian Topollari.