Shkodra nderoi tenorin Ibrahim Tukiçi në 100-vjetorin e lindjes së tij.
Koncerti “Tukiçi i Madh”, i zhvilluar në Teatrin “Migjeni”, bëri bashkë artistë të njohur në një mbrëmje kushtuar jetës dhe veprës së tij.
David Tukiçi u shpreh se babai i tij është nderi i kombit shqiptar, edhe pse ende nuk e mban zyrtarisht këtë titull.
Ndërsa Genc Tukiçi e cilësoi këtë koncert si një rikthim shpirtëror të babait të tij në Shkodër, qytetin që ai e konsideronte shtëpinë e vet.
Emocione të veçanta përjetoi edhe baritoni i njohur Gëzim Myshketa, i cili u rikthye në skenën e Teatrit “Migjeni” pas 32 vitesh.
Në koncert mori pjesë edhe kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore “Kujtim Alija”.
Interpretimet u shoqëruan nga Orkestra Simfonike e Shkodrës, nën drejtimin e dirigjentes Elda Laro.
Mbrëmja u mbyll me një moment emocionues, kur i gjithë publiku në sallë këndoi “Luleborë”, duke shoqëruar Gëzim Myshketën në interpretimin e kësaj kënge të njohur shkodrane.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 