Më 6 dhjetor, sytë e futbollit shqiptar do të jenë në Belfast të Irlandës së Veriut, aty ku do të hidhen goglat për kualifikueset e Kampionatit Europian 2028.

Një delegacion i FSHF-së do të jetë i pranishëm në ceremoninë e shortit, ndërsa Shqipëria e pret këtë moment nga vazoja e tretë, me mundësinë për t’u pozicionuar në një grup me katër ose pesë skuadra.

Por cili do të ishte grupi i ëndrrave për kuqezinjtë? Në letër, duke iu referuar edhe renditjes së FIFA-s, kundërshtari më i favorshëm nga vazoja e parë do të ishte Greqia, e renditur në vendin e 40-të.

Ndërsa nga vazoja e dytë, emri më i dëshiruar do të ishte Irlanda e Veriut.

Në vazot e tjera, San Marino dhe Lihtenshtajni do të plotësonin një grup në dukje ideal për Shqipërinë: Greqi, Irlandë e Veriut, Shqipëri, San Marino dhe Lihtenshtajn.

Por nëse goglat do të tregoheshin të pamëshirshme, atëherë skenari më i vështirë do të ishte krejt ndryshe: Spanjë, Zvicër, Shqipëri, Finlandë dhe Azerbajxhan.

Sigurisht, këto janë vetëm projeksione në letër. Përgjigjen përfundimtare do ta japin goglat në Belfast. Dhe Shqipëria tashmë pret të mësojë rrugën që duhet të përshkojë drejt Europianit 2028!

Klan News

/tvklan.al