Kompania Salillari është shpallur fituese e garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi në një komunikim publik.
Sipas vendimit, kompania fituese do të marrë përsipër ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor për një periudhë 35-vjeçare.
Aksi Milot–Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, duke zëvendësuar segmentin aktual të kategorisë C.
Projekti nis në nyjën e Milotit, ku lidhet me aksin Thumanë–Kashar–Lekaj dhe Rrugën e Kombit dhe do të përfundojë në Balldren duke u lidhur me aksin Tiranë–Shkodër.
Segmenti konsiderohet një hallkë strategjike e Korridorit Adriatiko – Jonian dhe pjesë e zgjerimit të rrjetit evropian TEN-T në Ballkanin Perëndimor.
/tvklan.al












Botërori 2026 
