Shqipëria ka nevojë për përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen nga zjarri.
Ky ishte konkluzioni i diskutimeve në konferencën dy ditore që mblodhi në Tiranë ekspertët nga Shoqata Globale e Inxhinierëve të Mbrojtjes nga Zjarri (SFPE).
Zhvillimet e shpejta të viteve të fundit, ndërtimi i godinave shumëkatëshe dhe komplekse kanë sjellë nevojën për rritjen e sigurisë.
Ndërsa sipas autoriteteve, në Shqipëri rreziku nga zjarret është aktualisht një nga shqetësimet më të mëdha.
Prioritete mbetet jo vetëm hartimi i një kodi të ri për zjarret, por zbatimi i tij për të sjellë standarde moderne të sigurisë, teknkologji inovative dhe metoda të avancuara inxhinierike.
Ekspertët rekomandojnë se sistemi i mbrojtjes nga zjarri duhet të jetë i integruar nga rezistenca e strukturës së godinave, tek alarmet dhe sistemi i shuarjes.
/tvklan.al












Botërori 2026 