Kitarat dhe mandolinat rikthejnë tingujt e serenatës në mbrëmjet e Korçës.
Edicioni i tretë i “Serenights”, do të sjellë për katër netë këngët që identifikojnë qytetin.
Më shumë se 40 artistë, nga zërat e rinj, tek këngëtarët që prej dekadash janë pjesë e historisë së serenatës korçare, do të ngjiten në skenat e ngritura në disa prej hapësirave më karakteristike të qytetit.
Në Bashtën e Themistokliut, kitarat nisën meloditë, ndërsa zërat e rinj u bënë pjesë e një repertori që korçarët e kanë dëgjuar prej brezash.
Mes tyre, edhe këngëtarë që këtë herë patën mundësinë të ndajnë skenën me artistët e mëdhenj, që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tyre muzikor.
Për këngëtarët e rinj serenata është emocion por edhe përgjegjësi për ta sjellë në formë autentike dhe të pandryshuar për publikun.
Këngët që i dinë dhe i këndojnë të gjithë mbeten sfiduese për artistët e rinj, të cilët i përcjellin si trashëgimi të çmuar që do të jetojë ndër breza.
Netët e serenatës do të vijojnë në zonat historike të Korçës, duke bërë bashkë traditën muzikore me historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 