23 nëntor 2026 – Ministria e Jashtme ka rrëzuar pretendimet se sulmi me dron kundër një korvete ruse në portin e Bengazit në Libi, e ka origjinën nga Shqipëria.

Ministria sqaron se Shqipëria nuk është përfshirë në asnjë incident të tille dhe se shteti shqiptar nuk është vënë në dispozicion të asnjë sulmi të tillë.  

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar. Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.

I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në më pak se 750 kilometra larg kuftirit jugor të Italisë. Sulmi ka nisur që prej mbrëmjes së të shtunës deri në mëngjesin e të dielës. Korveta ruse ka përfunduar në fundit të detit ndërsa një tjetër anije ka rënë pre e sulmeve gjithashtu.

Sulmi në Bengazi konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm, pasi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po shtrihet gjithnjë e më shumë përtej Detit të Zi, në Mesdhe, duke iu afruar edhe më tepër territorit europian. Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në një moment kur Rusia po përgatitej të dërgonte një sasi të konsiderueshme armatimesh drejt Libisë.

/tvklan.al