Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin në Shkodër, në prag të dy ndeshjeve historike ndaj Uellsit, të vlefshme për fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”.
Në këtë moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e vajzave, si edhe atmosferën në skuadër në prag të dy sfidave.
Përballë Shqipërisë do të jetë Uellsi, një kundërshtar i njohur për Kombëtaren e vajzave, pasi janë përballur më parë. Trajneri Grima thekson se skuadra duhet të luajë e qetë dhe pa presion.
Në fund, Grima ka edhe një mesazh për tifozët shkodranë dhe të gjithë mbështetësit e Kombëtares, duke i ftuar të jenë pranë vajzave në këtë moment historik.
Shqipëria do të përballet me Uellsin më 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” dhe më 13 tetor në transfertë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
