Kombëtarja e vajzave është gati për një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj.
Vajzat kuqezi do të përballen pasditen e sotme në ora 18:00 me Uellsin në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e parë të raundit të playoff-it për Botërorin 2027, në një duel që mund t’a afrojë edhe më shumë përfaqësuesen shqiptare me një tjetër arritje të madhe.
Trajneri i Kombëtares, Armir Grima, thekson rëndësinë e jashtëzakonshme të takimit dhe besimin që ka te grupi.
Trajneri vlerëson kundërshtarin, por beson se Shqipëria ka gjithçka për të luftuar për një rezultat pozitiv në Shkodër dhe për ta mbajtur të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.
Shqipëria e vajzave synon kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Brazil.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
