Pas fitores ndaj Bjellorusisë, Shqipëria e ka kthyer menjëherë vëmendjen te sfida e radhës në Nations League. Përballë kuqezinjve është San Marino, një rival modest në letër, ndaj të cilit historia është tërësisht në favor të Shqipërisë.

Në katër përballjet e zhvilluara mes dy përfaqësueseve, Shqipëria ka regjistruar katër fitore. E fundit erdhi në vitin 2021, ndërsa tashmë kuqezinjtë kërkojnë të vijojnë këtë bilanc pozitiv edhe në duelin e radhës.

Skuadra ka vijuar sot përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, me lojtarët që u aktivizuan ndaj Bjellorusisë duke zhvilluar një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit ka punuar me ngarkesë të plotë, në aspektin fizik dhe tekniko-taktik.

Nesër, në orën 11:00, Shqipëria do të zhvillojë stërvitjen zyrtare përpara nisjes drejt San Marinos. Në mbrëmje, në orën 19:00, do të jetë radha e konferencës zyrtare për shtyp.

Sfida San Marino-Shqipëri do të luhet të martën, më 29 shtator, në orën 20:45.

Tv Klan

/tvklan.al