Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më tërheqëse dhe më me rritje në Europë, duke tërhequr udhëtarë që kërkojnë natyrë të paprekur dhe përvoja autentike larg turizmit masiv.
Kështu shkruan revista prestigjioze polake “Ambassador”, në një artikull të gjatë të gazetares Izabela Budek, e cila e ka renditur vendin tonë mes destinacioneve më autentike dhe magjepsëse në Europë.
Sipas revistës, Shqipëria ofron një kontrast të jashtëzakonshëm mes vijës bregdetare të egër, maleve të thepisura, qyteteve prej guri të mbrojtura nga UNESCO dhe një kuzhine unike që ndërthur shijet mesdhetare me ato ballkanike.
Nga ujërat bruz të Rivierës dhe plazhet e qeta të Adriatikut, e deri te madhështia e Bjeshkëve të Nemuna dhe lundrimi spektakolar në Liqenin e Komanit, udhëtarët europianë po zbulojnë një vend që ka ruajtur identitetin dhe traditat e tij.
Artikulli e mbyll me mesazhin se Shqipëria nuk të magjeps me luksin e rremë, por me thjeshtësinë, diversitetin dhe mikpritjen e sinqertë të njerëzve të saj, duke u shndërruar në një nga historitë më të suksesshme të turizmit në kontinent.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 